E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Projektohet qyteti i parë lundrues në botë

Qyteti i parë lundrues në botë do të ndërtohet në brigjet e Koresë së Jugut deri në 2025 si një mënyrë që njerëzimi të mbijetojë në rritjen e nivelit të detit.

I mbështetur nga OKB, qyteti lundrues, i ndërtuar në brigjet e qytetit të Busanit, do të jetë ‘një infrastrukturë rezistente ndaj përmbytjeve’ e përbërë nga disa ishuj të krijuar nga njeriu.

Qyteti do të gjenerojë energji elektrike nga panelet diellore në majë të ndërtesave, do të prodhojë vetë ushqimin dhe ujin e freskët. Ai gjithashtu mund të përballojë fatkeqësitë natyrore, duke përfshirë përmbytjet, cunami dhe uraganet e kategorisë 5, pasi platformat e tij lundruese do të ankorohen në fundin e detit.

Ndërtimi i qytetit lundrues, i vlerësuar të kushtojë 200 milionë dollarë, së shpejti do të fillojë. Mbetet e paqartë nëse banorët do të tarifohen për të jetuar atje, apo sa mund të kushtojë qiraja.

Vendndodhja e saktë e ‘prototipit’ të ishullit lundrues është gjithashtu ende për t’u përcaktuar, megjithëse porti verior i Busanit është një opsion i mundshëm, sipas Oceanix. Çdo ishull do të jetë në formë gjashtëkëndore dhe do të përmbajë një shtresë gëlqerore që është dy deri në tre herë më e fortë se betoni.

Ndërtimi i qytetit do t’i japë përparësi materialeve me burim lokal, duke përfshirë bambu me rritje të shpejtë që ka gjashtë herë më shumë forcë në tërheqje se çeliku dhe një gjurmë negative të karbonit.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë