E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Projekti inovativ i Parlamentit të Londrës

Norman Foster ka prezantuar projektin për një ndërtesë parlamentare transparente në Londër që do përdoret ndërkohë që pallati i Westminster restaurohet.

Struktura e përkohshme, e cila pritet të kushtojë rreth 300 milion paund, do të ndërtohet në afërsi të zonës ekzistuese. Pallati i Westminster, i njohur joformalisht si “shtëpitë e parlamentit”, është vendosur të përfundojë në 2025 për shkak të riparimeve të mëdha.

Pritet që një strukturë zëvendësuese e përkohshme të kërkohet për të paktën gjashtë vjet. Foster fillimisht e paraqiti projektin tre vjet më parë, teksa iu kërkua të restauronte pallatin e Westminster.

Të gjithë e konsiderojnë zhvendosjen e parlamentit si një problem të madh, por ai gjithashtu paraqet një mundësi të jashtëzakonshme dhe unë nuk mund të shoh ndonjë dobësi në propozimin tonë, u shpreh Foster. Vlerësohet se propozimi pop-up mund të ndërtohet në 28 muaj, dhe mund të çmontohet dhe zhvendoset pasi deputetët të kthehen në pallatin e Westminster.

Projekte të tjera që Foster dhe ekipi i tij kanë hartuar në Londër përfshijnë “ndërtesën më të qëndrueshme të botës” dhe një kullë në formë tulipani të konceptuar si një destinacion kulturor dhe turistik.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë