Një pllakë prej argjile me 13 vargje të “Odisesë” së Homerit, që u gjet në Olimpin antik në korrik, është një prej 10 zbulimeve më të famshme të vitit 2018 për arkeologjinë, sipas revistës së Institutit Amerikan të Arkeologjisë.
Sipas zbulimeve paraprake, tableta i përket epokës romake, me shumë mundësi më e vjetër sesa shekulli III pas Krishtit dhe u gjet në Olimp.
Kjo copë prej argjile duket të jetë fragmenti më i vjetër i Librit 14 të ”Odisesë”, vargjet 1-8 dhe 9-13, sipas një njoftimi pas zbulimit të tij në korrik 2018, transmeton ATSH.



