E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Në Tokio, aty ku vizitorët bëhen pjesë e veprave të artit

Një atraksion krejt i ri dhe inovativ ka hapur dyert në Tokio, në godinën “Mori” në kryeqytetin japonez që pret atë që përshkruhet si një muze arti dixhital i paprecedentë, brenda të cilit, vizitorët mund të shëtisin lirisht duke u bërë një me veprat e artit, shkruan “New Atlas”.

“Mori Building Digital Art Museum” pret rreth 50 vepra arti të shpërndara në 10 000 metra katrorë dhe të ndara në pesë zona.

Një prej zonave është quajtur “Bota pa kufij”, ku vizitorët mund të hipin nëpër gurë në fund të një ujëvare dixhitale dhe të shëtisin nëpër oqen.

Këtu dritat simulojnë qindra peshq, që ndjejnë njerëzit njësoj si në jetën e vërtetë dhe i shmangin ata.

“Pylli i Atlantikut” thuhet se ndihmon zhvillimin e hipokampit të trurit me instalime interaktive që janë krijuar për të forcuar memorjen.

Këto vepra arti janë imagjinuar nga ekipi i “teamLab”, një grup që zhvillon ndërkombëtar që zhvillon art dixhital.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë