E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Muzeu Humboldt Forum rihapet virtualisht

Sot hapi dyert fillimisht virtualisht muzeu Humboldt Forum në Berlin.

Rindërtimi i këtij muzeu ishte projekti më i shtrenjtë kulturor i Gjermanisë dhe është financuar me 644 milionë euro nga qeveria gjermane, autoritetet e Berlinit dhe donacione private.

Deutschland | Humboldt Forum in Berlin

Në 40,000 metra katrorë vizitorët mund të kundrojnë ekspozita me art nga Azia, Afrika, Amerika dhe Oqeania si dhe objekte që lidhen me historinë e Berlinit.

Vepra arti me origjinë problematike

Koleksioni etnologjik do të prezantohet duke nisur nga vitit 2021. Një vend qendror planifikohet të ketë koleksioni i ashtuquajtura bronzi i Beninit, i cili do të transferohet nga vendndodhja aktuale, Muzeu Etnologjik në Dahlem në Berlinin jugperëndimor, në Forumin Humboldt në vjeshtën e vitit 2021.

Geraubte Kulturgüter aus der Kolonialzeit

Koleksioni Bronzi i Beninit

Edhe pse tingëllon si lajm i zakonshëm ky koleksion përbën një mollë sherri për politikën kulturore dhe shkaktoi diskutime të  mëdha disa ditë para hapjes së Forumit Humboldt – dhe jo për herë të parë.

Berlin Humboldt Forum erhält umstrittenes Kuppelkreuz

Skulpturat e bronzit i përkasin Mbretërisë së Beninit, një monarki parakoloniale dhe shumë e zhvilluar kryeqyteti i së cilës ishte në jugperëndim të Nigerisë së sotme. Më 1897 kolonialistët britanikë e mposhtën Mbretërinë e Beninit dhe plaçkitën pallatet.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë