Nuk është e lehtë ditët e sotme të kujdesesh për fëmijët pasi ata janë gjithë kohës në kërkim të smatphone-ëve që në moshë të vogël, kjo për shkak të presionit të bashkëmoshatarëve. Kjo ka bërë që shumë prindër të luftojnë me dilemën se kur duhet t’u japin atyre një smartphone. Situata financiare e prindërve është e rëndësishme dhe kjo duhet të jetë përgjegjësi e fëmijëve të tyre gjithashtu. Është e rëndësishme të keni parasysh këtë faktor përpara se t’i blini atyre një telefon të shtrenjtë.
Ndërkaq, së fundmi numri i librave të lexuar nga fëmijët u rrit me pothuajse një të katërtën vitin e kaluar, sipas një raporti, pasi BookTok dhe trendet e tjera të rrjeteve sociale nxitën interesin e të rinjve për të lexuar. Raporti i vitit 2023 “What Kids Are Reading”, i cili anketoi fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, zbuloi se nxënësit lexuan 27,265,657 libra në vitin akademik 2021-2022, 24% më shumë se viti akademik 2020-2021.
Studiuesit zbuluan se tendencat e mediave sociale si komuniteti BookTok në TikTok i ndihmuan fëmijët të lexonin më shumë libra. Autori i Wimpy Kid, Jeff Kinney dhe David Walliams janë autorët më të njohur në mesin e nxënësve të shkollave fillore, ndërsa në shkollën e mesme, Kinney ishte më i popullarizuari, i ndjekur nga Walliams dhe më pas JK Rowling.



