E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Ishujt Faroe, ky margaritar i Oqeanit Atlantik

Ishujt Faroe3333

Nëse jeni person i cili në vend të tollovisë dhe jetës së natës në qytet – preferon jetën e qetë dhe natyrën, atëherë, Ishujt Faroe janë vendi ideal për ju që t’i kaloni pushimet vjetore.

Ky margaritar gjendet në oqeanin Atlantik, në mes të Islandës, Britanisë së Madhe dhe Norvegjisë, mirëpo i takon Danimarikës dhe ka një popullsi prej vetëm 50.000 banorësh.

Pamjet më mbresëlënëse në Ishujt Faroe janë vendbanimet e vogla që dominohen nga shtëpitë nordike, të rrethuara me fjordet, mjegullën dhe oqeanin.

Ishujt Faroe2222

Një nga liqenet më të mëdha është Sorvagsvatn, i cili gjendet në një zonë shkëmbore mu mbi oqean.

Fshati më piktoresk ndërkaq, është Gasadalur, ku jetojnë 18 banorë. Derisa, njera anë e fshatit rrethohet nga bjeshkët, ana tjetër e tij ofron pamjen drejt ujëvarës që bie në oqean.

Nëse megjithatë, kërkoni pak aventurë, atëherë në këtë vend mund të merreni me zhytje në ujë, peshkim apo surfim.

Fotografitë e bukura të Ishujve Faroe, që e shoqërojnë këtë shkrim, janë realizuar nga Conor MacNeill.

Ishujt Faroe1111
ishujt faroe 012012
ishujt faroe 6666
ishujt faroe 444
ishujt faroe 555
ishujt faroe 888
ishujt faroe 1010
ishujt faroe 999
ishujt faroe 011011

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë