E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

“Ferri janë njerëzit e tjerë”, 30 shprehjet ekzistenciale nga Sartre

Jean-Paul Charles Aymard Sartre (21 qershor 1905 – 15 prill 1980), i njohur shpesh si Jean-Paul Sartre, ishte filozof francez ekzistencialist, dramaturg, novelist, skenarist, aktivist politik, biograf, dhe kritik letrar. Ai ishte ndër figurat më të rëndësishme të Filozofisë franceze të shekullit XX.

Shprehjet e tij gjejnë vend në aktualitet kurdoherë, më poshtë do të gjeni 30 shprehjet e Sartrit për krizat ekzistenciale.

1- “Dua të largohem, të shkoj diku ku me të vërtetë është vendi im, ku përshtatem…por vendi im është askund, jam i padëshiruar”.

2- “Jeta nuk ka kuptim në momentin që ju humbisni iluzionin e të qënit të përjetshëm”.

3- “Çdo gjë, çdo gjë do të ishte më mirë se agonia e mendjes, kjo dhimbje që të gërryen, por që nuk dhemb kurrë mjaftueshëm”.

4- “Ferri janë njerëzit e tjerë”.

5- “Ne nuk dimë çfarë duam dhe përsëri jemi përgjegjës për atë që jemi”.

6- “Çdo gjë është zbuluar përveç faktit se si jetojmë”.

7- “Çdo gjë që ekziston është lindur pa arsye, përzgjatet në gjendje të dobët dhe vdes rastësisht”.

8- “Ne duhet të zbulojmë pasionin tonë përpara se ta ndjejmë atë”.

9- “Njeriu nuk është shumatorja e gjërave që ka, por shumatore e atyre që nuk kanë dhe atyre që mund të kishin”.

10- “Ora tre e natës është gjithnjë shumë herët ose shumë vonë për të bërë atë që ti do”.

11- “Dikush është çfarë ai do të kërkojë të jetë dhe çfarë do të bëhet”.

12- “Zoti është mungesa. Zoti është vetmia e njeriut”.

13- “Njeriu është një pasion i kotë”.

14- “Njeriu është i dënuar për të qenë i lirë, sepse sapo hidhet në botë, ai është përgjegjës për çdo gjë bën”./Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë