E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Diamanti i rrallë “rozë në vjollcë” shitet në ankand për 26.6 milionë dollarë

Një diamant rus jashtëzakonisht i rrallë “rozë në vjollcë” është shitur në një ankand në Zvicër për 26.6 milionë dollarë.

Diamanti 14.8 karat, i quajtur “Shpirti i Trëndafilit”, është më i madhi i këtij lloji i dalë në ankand, pasi 99% e të gjithë diamanteve rozë janë nën 10 karat.

Madhësia e tij, së bashku me ngjyrën dhe strukturën e brendshme të përsosur, ndihmuan në tërheqjen e çmimit të lartë në ankandin e Sotheby’s në Gjenevë.

Emri i ofertuesit fitues nuk është bërë i ditur publikisht.

Ishte një nga tre gurët në një koleksion nga kompania ruse e minierave Alrosa, ku të gjithë u emërtuan sipas balerinëve të famshëm rusë.

“Shpirti i Trëndafilit” u pre nga një diamant i papërpunuar, i zbuluar në Rusi në vitin 2017.

Diamanti i papërpunuar u quajt Nijinsky, në nder të balerinit dhe koreografit ruso-polak, Vaslav Nijinsky.

Rekordi aktual i çmimit për një diamant rozë mbahet nga CTF Pink Star. Guri 59 karat u shit në ankand për 71 milionë dollarë (57 milion £) në Sotheby’s në Hong Kong në Prill të vitit 2017./BBC

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë