I hapur, i drejtë dhe gjithëpërfshirës, tre fjalë që përshkruajnë një qytet të ri të projektuar nga Bjarke Ingels për sipërmarrësin amerikan Marcore.
Telosa do të strehojë përfundimisht 5 milionë njerëz dhe është planifikuar të ndërtohet “nga e para” në një zonë prej 150,000 hektarësh në SHBA, të cilin ekipi aktualisht po e vëzhgon.
Vizioni i Telosa është ‘krijimi i një qyteti të ri në Amerikë që përcakton një standard global për jetesën urbane, zgjeron potencialin njerëzor dhe bëhet një projekt për brezat e ardhshëm. Përveçse si një qytet i ri i barabartë, Telosa është planifikuar gjithashtu nga grupi Lore dhe Bjarke Ingels/BIG të jetë e qëndrueshme, e hapur, e drejtë dhe gjithëpërfshirëse.



