E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Biden emëron Lady Gaga dhe George Clooney si këshilltarë

Aktori i njohur George Clooney dhe këngëtarja Lady Gaga janë ndër këshilltarët e rinj për kulturë dhe art të presidentit amerikan, Joe Biden.
Në një deklaratë me shkrim nga Shtëpia e Bardhë, u bënë të ditur emrat e rinj të emëruar nga Biden në Komitetin e Presidentit për Artet dhe Shkencat Humane, i cili këshillon presidentin për politikën e kulturës dhe artit.

Sipas kësaj, Komiteti i cili do të bashkëkryesohet nga producenti i njohur Bruce Cohen dhe këngëtarja e njohur Lady Gaga, përfshin emra yjesh si aktori George Clooney, aktorja Jennifer Garner dhe muzikanti Jon Batiste.

Emrat e tjerë të emëruar në komision janë:
“Constance M. Carroll, Philip J. Deloria, M. Angelica Garcia, Nora Halpern, Steve Israel, Marta Kauffman, Ricky Kirshner, Troy Kotsur, Katie McGrath, Laura Penn, Amanda Phingbodhipakkiya, Arnold Rampersad, Shonda Rhimes, Simberraerly , Anna Deavere Smith, Joe Walsh, Kerry Washington, Pauline Yu”.

Ish-presidenti Donald Trump ka mbrojtur vazhdimisht shpërbërjen e Komitetit të Presidentit për Artet dhe Shkencat Humane, i cili ka qenë joefektiv në proces./Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë