E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

11 vjeçarja krijon “Barbie-n Ballkanase”, tërheq vëmendjen me koleksionin folklorik të kukullës ikonë

Një vajzë boshnjake po bën kostume tradicionale ballkanike, shami koke dhe aksesorë dekorativë për kukullat Barbie. Duke shfrytëzuar jehonën e filmit “Barbie” që ka pushtuar kinematë botërore, 11 vjeçarja nga Bosnje-Hercegovina shpreson të tërheqë vëmendjen tek versioni folklorik i kukullës ikonë.

Esma Gljiva filloi projektin më shumë se një muaj më parë, pasi kishte parë figura të cilësisë së dobët në një dyqan. “Këto ishin disa kukulla të veshura me kostume folklorike, nuk i ngjanin aspak të vërtetave, nuk ishin fare të veshura siç duhet,” tha Esma për Reuters duke treguar kukulla të reja nga koleksioni i saj.

Esma nuk e ka parë ende filmin Barbie, por miqtë dhe familja e saj thonë se ajo mishëron frymën e pavarësisë dhe sipërmarrjes femërore që dominon filmin. E rritur në një familje kërcimtarësh të folklorit, Esma ka mësuar shumë për traditat multifetare të Bosnjës dhe është vetë anëtare e një grupi folklorik vendas.

Ajo thotë se do t’i emërtonte kukullat e saj “kukullat Barbie boshnjake” dhe po planifikon kostume për një Ken folklorik boshnjak. Esma merr porosi për kukullat e saj çdo ditë dhe i ka dërguar në Bullgari, Çeki, Turkmenistan, Norvegji, Britani dhe shumë vende të tjera./” Reuters” –Limit.al

https://www.reuters.com/video/watch/bosnian-girl-creates-balkan-folklore-bar-idOV494116082023RP1

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë