Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Pete Marocco, po qëndron në Kosovë, në kuadër të një vizite ne rajon.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit me zotin Marocco, tha në një postim në rrjetin social Facebook se Kosova është e angazhuar për fqinjësi të mirë dhe paqe të qëndrueshme në rajon.
“Zëvendës ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështje të Qëndrueshmërisë dhe Sigurisë, Pete Marocco, e informova për veprimet që ka ndërmarrë qeveria për parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që çon në terrorizëm, dhe në këtë aspekt ne qëndrojmë të pa luhatur përkrah aleatëve tanë”.



