Zv/Presidenti i grupit të Partive Popullore Europiane Andrey Kovaçev, ka shprehur mbështetjen e çeljes së negociatave për vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut.
Teksa vizitoi zonën e Pustecit, Kovaçev tha se po punohet në këtë drejtim për të bindur edhe vendet skeptike.
“Pozicioni i PPE është që mbështesim plotësisht çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe besojmë se gjatë procesit të hapjes së kapitujve, problematikat e vjetra si lufta ndaj korrupsionit, drejtësia duhet të adresohen por ne duhet t’i nisim tani negociatat me Shqipërinë dhe sigurisht ne po flasim me kolegët tanë të Holandës, Danimarkës, Francës dhe shpresojmë që t’i bindim ata se është momenti i duhur për çeljen e negociatave”.



