Mijëra vetë dolën rrugë të shtunën në Beograd duke akuzuar qeverinë e presidentit, Aleksandar Vuçiq për manipulime zgjedhore. Protestuesit kërkuan anulimin e rezultatit të zgjedhjeve.
(E akt.)Në Beograd u zhvillua të shtunën protesta më e madhe pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit. Mijëra vetë dolën rrugë duke akuzuar qeverinë e presidentit, Aleksandar Vuçiq për manipulime zgjedhore dhe kërkuan në Beograd anulimin e rezultateve. Në mitingun në Beograd politikanja e opozutës, Marinika Tepic u shpreh se zgjedhjet duhet të përsëriten. Politikani opozitar, Radomir Lazovic kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare të rrisë presionin ndaj Vuçiqit që zgjedhjet e reja të zhvillohen të lira dhe të drejta. Nuk pati raportime për raste dhune.
Në shenjë proteste pas dyshimeve për manipulime zgjedhore qindra vetë demonstruan edhe të premten në kryeqytetin serb, Beograd dhe bllokuan një udhëkryq të rëndësishëm të kryeqytetit. Demonstruesit ngritën çadrat në udhëkryqin e bllokut qeveritar dhe kanë bërë të ditur se qëndrojnë aty 24 orë, sipas agjencisë gjermane të lajmeve, DPA. Shumica e demonstruesve janë studentë, kërkojnë anulimin e rezultatit zyrtar të zgjedhjeve dhe zgjedhje të reja.



