Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se një përgjigje pozitive nga Bashkimi Evropian për aplikimin e vendit të tij për anëtarësim do të ishte një moment historik për Evropën.
“Një përgjigje pozitive nga Bashkimi Evropian ndaj aplikimit të Ukrainës për anëtarësim në BE do të ishte një përgjigje pozitive lidhur me pyetjen nëse projekti evropian do të ketë një të ardhme,” tha ai gjatë një vizite të presidentes se Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen në Kiev.
“Populli ukrainas ka dhënë tashmë një kontribut të madh në mbrojtjen e lirisë së përbashkët”, tha Zelensky.



