E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Zbulohet shifra marramendëse, ja sa ka shpenzuar Moska për luftën në Ukrainë

Rusia ka shpenzuar 82 miliardë dollarë, e barabartë me një të katërtën e buxhetit të saj vjetor, për luftën në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt, sipas  vlerësimit të Forbes.

Kostot e luftës në Ukrainë vazhdojnë të rriten ndërsa burimet e saj janë drejt fundit, duke përmendur marrëveshjen me Iranin për furnizimin e armëve dhe një marrëveshje të mundshme me Korenë e Veriut.

Vitin e ardhshëm, “fatura e luftës” mund të rritet edhë më shumë, sipas ekspertëve të Forbes. Në vjeshtë, kostoja e shpenzimeve të luftës për Federatën Ruse u dyfishua. Tani Rusia ka nevojë për të paktën 10 miliardë dollarë në muaj.

Shpenzimet për ushtrinë

Ushtarët me kontratë u është premtuar se do të marrin 200,000 rubla në muaj për luftën në Ukrainë, plus pagesa shtesë. Mesatarisht, rreth 200 dollarë në ditë shpenzohen për një ushtar. Në tetor, Rusia rriti në mënyrë dramatike numrin e trupave të saj.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet