E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Vuçiç: Kosova fillon lobimin më 4 shtator

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi në Bled të Sllovenisë se Kosova, më 4 shtator, do të fillojë me kërkesa të reja për pranim në organizata ndërkombëtare, nisur nga INTERPOL-i, UNESCO-ja dhe Këshilli i Evropës.

Vuçiç tha se Kosova, me këtë hap, do të ndalojë plotësisht zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit dhe se një gjë e tillë “do të sjellë paqëndrueshmëri shtesë në rajon”.

“Puna jonë është të përgatitemi dhe t’i përgjigjemi kësaj”, tha Vuçiç.

Ai tha se këto informacione i kanë ardhur nga burimet e inteligjencës vendase. Më 4 shtator të vitit të kaluar, Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësimin e SHBA-së, kanë arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.

Me këtë marrëveshje, Kosova është pajtuar për moratorium njëvjeçar mbi kërkesat për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, ndërsa Serbia ka rënë dakord që të heqë dorë nga fushata për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se janë duke u bërë përgatitje për aplikim në disa organizata ndërkombëtare, por nuk dhanë më shumë detaje.

“Përgatitjet në këtë drejtim po bëhen nga ekipet përgjegjëse, në mënyrë që aplikimet të jenë gati kur të hapen afatet e aplikimit”, thanë nga Zyra për Informacion e Ministrisë së Jashtme të Kosovës.

Në Forumin Strategjik në Bled, Vuçiq u takua me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Vuçiq tha se dialogu me Kosovën do të vazhdojë në nivel teknik.

“Presim së shpejti edhe vizitën e Lajçakut në Prishtinë dhe Beograd”, tha Vuçiçq.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në Bled, Vuçiq po ashtu tha se është e qartë për të gjithë se Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian derisa nuk i zgjidh marrëdhëniet me Prishtinën.

Nën ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia janë duke zhvilluar bisedime për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011./REL

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet