Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se procesi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE duhet të zhvillohet paralelisht me procesin e reformave të brendshme të institucioneve evropiane.
“Është absolutisht e rëndësishme që t’iu tregojmë vendeve të Ballkanit Perëndimor sa më qartë se i duam në anën tonë dhe se kemi interes të madh në përafrimin e tyre me Bashkimin Evropian”, tha Von der Leyen në paraqitjen e parë para mediave prejse ka marrë detyrën e shefes së Komisionit Evropian, më 1 dhjetor.
Von der Leyen të mërkurën mbajti edhe takimin e parë të rregullt të kabinetit të Komisionit.



