E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

PS mban Durrësin! Të burgosurit i japin fitoren socialistit në Rrogozhinë! Kavaja ‘kali’ i betejës për opozitën

TIRANË-Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Durrrësit ku fituese me një rezultat të thellë votash përpara ka dalë kryebashkiakja aktuale Emiriana Sako, e cila kandidoi përballë kandidatit të koialicionit “Bashkë Fitojmë” Igli Cara. Sako ka korrurr një fitore me 9811 vota më shumë se kundërshtari i saj.

Ndërkohë dhe Shijaku pritet që të ngjyroset me ngjyrat e Partisë Socialiste pasi deri më tani raportohet se kandidati i Partisë Soicialiste Elton Arbana kryeson bindshëm rezultatin me më shumë se katër mijë vota para kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Rezart Tusha.

Ndërkohë që dhe në Rrogozhinë ka përfunduar procesi i numërimit të votave ku fitues është shpallur socialisti Edison Memolla, i cili garonte përballë kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxha. Në këtë bashki diferencës që dhe i dha fitoren Memollës e kanë bërë votat e të burgosurve të burgut të Rrogozhinës të cilët votuan për Edison Memollën, duke i dhënë 92 vota ndërsa Hoxhës 12.

Ndërkohë që koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka shpresë për një fitore në bashkinë e Kavajës pas përmbysjes së rezultatit nga ana e Fisnik Qosjes. Raportohet se Qosja ka kaluar në avantazh kundrejt socialistit Redjan Krali, i cili kryesonte deri pak minuta më parë. Deri më tani Qosja ka grumbulluar 6859 vota ndërsa Krali 9717 vota. Ndërkohë nuk raportohet për tensione./Limit.al

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet