Nxënësit nga klasa e parë deri në të katërtën do të marrin tekstet falas në përdorim.
Vendimi u mor ditën e sotme, në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë.
Sipas vendimit, çmimi i blerjes së teksteve shkollore mbulohet 100% nga fondet e buxhetit të shtetit, miratuar për ministrinë përgjegjëse, atë të Arsimit.



