E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Vendet e varfra fillojnë të blejnë vaksina për COVID-19

Disa vende të varfra, të alarmuara që vendet e pasura po marrin miliona vaksina për COVID-19, po vendosin të mos presin vaksinat ngaOrganizata Botërore e Shëndetësisë dheorganizata të tjera dhe kanë filluar tënënshkruajnë marrëveshjet e tyre përvaksinat.

Juan Carlos Sikaffy, president i Këshillit tëBiznesit të Hondurasit, i tha agjencisë sëlajmeve “Associated Press” se Hondurasi “nukmund të presë për proceset burokratike osevendime të gabuara” për t’u dhënë qytetarëve“qetësinë” e ofruar nga vaksina COVID-19.

Këshilli i Biznesit Privat të Hondurasitnënshkroi një marrëveshje për blerjen e vaksinave, përmes një garancie bankare.

Edhe Serbia gjithashtu po blen vaksina nëtreg megjithëse ka paguar 4 milion euro përprogramin COVAX të OBSH-së, njëmekanizëm i krijuar për të shpërndarëvaksinat kundër koronavirusit në mënyrë tëdrejtë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se ainuk mund të priste për COVAX-in, duke parëvendet e pasura të blinin kaq shumë doza.

Të njëjtën gjë po bën edhe Shqipëria, e cila ashtu si Serbia dhe vende të tjera ka porositur vaksina me COVAX-in, por qeveria ka thënë se ka arritur një marrëveshje edhe me kompaninë Pfizer.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha të premten se 75% e të gjitha vaksinavepër COVID-19 në të gjithë botën janëinjektuar në vetëm 10 vende, ndërsa gati 130 vende nuk kanë bërë asnjë vaksinë.

Në konferencën e zakonshme për shtyp tëagjencisë në Gjenevë, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus thase ka pothuajse 130 vende me 2.5 miliardënjerëz gjithsej që nuk kanë dhënë asnjë dozëtë vetme vaksine.

Zoti Tedros tha se disa vende më të pasuratashmë kanë vaksinuar pjesë të mëdha tëpopullsisë së tyre me rrezikshmëri më të ulëtsëmundjeje të rëndë ose vdekjeje.

Një mënyrë për t’i bërë vendet më të varfëramë pak të varura nga vendet më të pasuraështë rritja e prodhimit të vaksinave në të gjithë botën.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet