Drejtuesit e financave të G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, ranë dakord të martën mbi nevojën për të ofruar ndihmë financiare dhe teknike për ekonomitë në zhvillim, që luftojnë me pasojat nga pandemia e koronavirusit, tha ministri japonez i Financave, Taro Aso.
Drejtuesit e financave të G7 diskutuan nevojën për një përgjigje të koordinuar mes tyre, për të trajtuar dëmet që kriza shëndetësore po i shkaktonte ekonomisë globale, u tha Aso gazetarëve.
“Nuk ka dyshim se ekonomia globale do të vijë nën presion nga pandemia e koronavirusit”, tha ai.



