E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Vendet baltike mbyllin hapësirën ajrore për linjat ajrore ruse

Estonia, Letonia dhe Lituania kanë vendosur të mbyllin hapësirën e tyre ajrore për linjat ajrore ruse, thanë zyrtarët e transportit të këtyre tre vendeve baltike.

Lituania është rruga më e shkurtër nga Moska drejt enklavës ruse të Kaliningradit, e cila ndodhet midis dy anëtarëve të NATO-s, Lituanisë dhe Polonisë në bregun lindor të Detit Baltik. Ky ndalim do të detyrojë fluturimet ruse të bëjnë një devijim më të gjatë përmes Detit Baltik për të arritur në Kaliningrad.

“Nuk do të lejohen fluturimet për aeroplanët e agresorit në qiellin e lirisë”, tha kryeministrja e Lituanisë Ingrida Simonyte pas një takimi të qeverisë.

Forcat ruse goditën qytetet ukrainase me artileri dhe raketa kruz të shtunën për të tretën ditë radhazi.

Fqinji verior i Lituanisë, Letonia, ka vendosur gjithashtu të mbyllë hapësirën e saj ajrore për avionët rusë nga mesnata deri të dielën në orën 22:00, sipas orës lokale, tha ministri i jashtëm i vendit Edgars Rinkevics përmes një postimi në Twitter.

Shteti i tretë baltik, Estonia, pritet ta bëjë të njëjtën gjë, tha të shtunën ministri i saj i çështjeve ekonomike.

Vendime të ngjashme për mbylljen e hapësirës ajrore për avionët e Rusisë morën më herët edhe Britania e Madhe, Polonia, Bullgaria, Republika Çeke dhe Rumania. Rusia është kundërpërgjigjur duke i ndaluar linjat ajrore të këtyre vendeve të fluturojnë në territorin e saj.

Një fluturim i kompanisë ruse Aeroflot nga Moska në Kaliningrad të shtunën përdori hapësirën ajrore të Bjellorusisë dhe Lituanisë, sipas faqes së internetit që monitoron fluturimet, Flightradar24. Sipas të dhënave të kësaj faqeje interneti, një fluturim i linjës ajrore Rossiya nga Kaliningradi në Shën Petersburg fluturoi mbi të tre shtetet baltike./ Reuters dhe AP

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet