E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Vazhdojnë protestat në Beograd nën sloganin “Një në pesë milion” që nga dhjetori i vitit të kaluar

Mijëra qytetarë kanë protestuar të shtunën në Beograd kundër Qeverisë së Serbisë, në demonstratat që po vazhdojnë që nga dhjetori i vitit të kaluar, çdo fundjavë.

Protestuesit kanë brohoritur thirrje për dorëheqjen e presidentit Aleksandar Vuçiq.

Protestat antiqeveritare “Një në pesë milionë” mbahen në Beograd çdo të shtunë qysh më 8 dhjetor të vitit të kaluar. Në ndërkohë, ato janë shtrirë edhe në qytete të tjera të Serbisë.

Ato kishin filluar si reagim për sulmin ndaj liderit opozitar, Borko Stefanoviq i cili ishte rrahur brutalisht nga sulmues të maskuar.

Protestuesit që përfshijnë figura publike, politikanë të opozitës, profesorë universitetesh e të tjerë, kërkojnë më shumë hapësirë në televizionin publik, pastaj zbulimin e urdhëruesve dhe kryesve të, siç thonë, sulmeve ndaj qytetarëve, gazetarëve, aktivistëve dhe politikanëve, si dhe publikimin e “planit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.

Vuçiq ishte tallur me protestuesit, duke thënë se ai nuk do të plotësojë kërkesat e tyre “edhe nëse pesë milionë njerëz protestojnë”. Që nga atëherë, protestat nuk janë ndalur nën sloganin “Një në pesë milion”.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet