Si i vetmi laborator që prodhon një vaksinë të miratuar tashmë kundër lisë së majmunëve, kompania daneze Bavarian Nordic thotë se lista e saj e porosive ka nisur të mbushet pasi sëmundja tipike e rrallë ka filluar të përhapet në mbarë botën dhe veçanërisht në Evropë.
Rolf Sass Sørensen, Zëvendës President, Bavaria Nordic:
“Ne kemi një kapacitet vjetor në vendin tonë të prodhimit në afërsisht 30 milionë doza në vit. Kështu që ne mund të prodhojmë mjaft doza. Me kërkesën aktuale ne mund të furnizojmë lehtësisht tregun global. Kjo është një vaksinë që mund të përdoret në të dyja rastet edhe nëse jeni ekspozuar, kështu që nëse vaksinoheni disa ditë pasi jeni ekspozuar, mund të mbroheni gjithashtu”.



