Përqendrimi i shkollave të mesme në zona urbane ose që një shkollë mbulon disa fshatra ka bërë që shpesh të rinjtë të braktisin arsimin e mesëm dhe të mjaftohen me vetëm 9 klasë në këto zona. Më të diskriminuara në këtë pikë duket se janë vajzat pasi çdo vit 3000 braktisin arsimin e mesëm.
Shumë shkolla në vendin tonë kanë tualete të përbashkëta si djemtë dhe vajzat. Dhe kjo është një ndër arsyet se perse prindi nuk lejon vajzat të frekuentojnë Shkollën e Mesme, ndërkohë që Altin Azizaj rendit edhe arsye të tjera.
“Shkollat janë larg, bashkitë nuk marrin masa për të ofruar mjedise dhe transport të sigurt për vajzat që të shkojnë në shkollë”, u shpreh ai.



