E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Turqia, rekordi botëror në procesin e vaksinimit

Ministri  i Shëndetësisë: Marrin injeksionin me shume se 1.5 milionë persona në ditë

Turqia shënon rekordin botëror në procesin e vaksinimit. Në 24 orët e fundit  Ministri i Shëndetësisë, Fahretin Koxha, njoftoi përmes rrjeteve sociale se janë kryer 1 milionë e 582 mijë e 232 injeksione shifra më e lartë kjo, brenda një dite në botë.

Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore deri tani janë vaksinuar rreth 38.5 milionë qytetarë nga të cilët 15 milionë me të dyja dozat e vaksinës. Injeksionin tashmë mund ta marrin personat mbi 35 vjeç ndërsa fasha moshore pritet të ulet në ditët në vijim nëse procesi ecën me këto ritme.

Autoritetet parashikojnë që deri në javën e parë të korrikut, të përfundojë vaksinimi i popullsisë mbi 18 vjec në Stamboll që do të bëhet edhe qyteti i parë që do të heqë maskën në rrugë. Në vend po aplikohen dy lloje vaksinash, ajo kineze e prodhuar nga Sinopharm si dhe Pfizer BioNTech.

Me mbërritjen e dozave nga kompania gjermano amerikane procesi vijoi me ritme të shpejta duke kaluar 1.5 milionë vaksinime në ditë.  Kjo ecuri ka ndikuar edhe në përmirësimin e situatës pandemike. Ministria e shëndetësisë në Turqi ka njoftuar për 5904 raste të reja infektimesh dhe 62 jetë të humbura në 24 orët e fundit.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet