E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Turqia paralajmëron: Nuk lejojmë zgjerimin e Greqisë me 12 milje në Egje, ndryshe luftë

Anija turke do të qëndrojë edhe 3 muaj në Mesdheun Lindor

Anija turke “Oruc Reis” që kërkon për rezerva të gazit natyror në det, do të qëndrojë në Mesdheun Lindor edhe për 90 ditë. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm i Turqisë, Cavusoglu, në një intervistë për median turke “A Haber”.

Ky vendim i Turqisë vjen një ditë pasi Bashkimi Europian paralajmëroi sanksione ndaj saj për shkak të incidenteve që po shkakton me Greqinë. Por mesa duket Ankaraja nuk ka ndërmend të tërhiqet nga kërkimet në det, sikurse e kishte paralajmëruar edhe Presidenti Erdogan.

Ministri Cavusoglu vuri në dukje se shqetësimi i tyre është zgjerimi i mundshëm i Greqisë në ujërat e Egjeut, ndërsa theksoi se Ankaraja qëndron indiferente për zgjerimin me 12 milje në Detin Jon, një çështje që ka ngjallur debate në Shqipëri.

“Greqia vepron si dëshiron aty ku ka të drejta. Kjo nuk na intereson. Por, në Egje nuk mund t’i zgjasë kufijtë me 12 milje. Kjo do të përbënte shkak për luftë. Ne nuk do ta lejojmë Greqinë të zgjerohet nga 6 në 12 milje në det. Kjo të jetë e qartë”, theksoi ministri i Jashtëm turk.

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë janë në kulmin e tyre prej disa javësh tashmë, për shkak të kërkimeve për gaz natyror në Mesdheun Lindor nga anija turke “Oruc Reis”. Ndërkohë, BE dhe SHBA kanë në krah të Greqisë, dhe njëkohësisht kanë bërë thirrje për dialog mes palëve.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet