Turqia e ka bllokuar aksesin në platformën sociale, Instagram brenda territorit të venditnjoftoi të premten Autoriteti për Teknologji dhe Komunikim i Turqisë (BTK).
BTK nuk ka shpjeguar arsyet e as sa do të zgjasë ky bllokim, i cili pamundëson aksesinedhe në aplikacionin e Instagramit në telefonat cekularë.
Ky vendim vjen dy ditë pasi zyrtari i lartë turk Fahrettin Altun, e kritikoi Instagramin për, siç tha, pengimin e postimeve ngushëlluese për vrasjen e Ismail Haniyeh, liderit politik të Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.



