Shifrat me të cilat po rritet sëmundja e diabetit dhe komplikacionet që shkakton ajo, kërkojnë një plan kombëtar për të parandaluar jo vetëm diabetin por edhe komplikacionit që shkakton, të cilat janë që nga humbja e shikimit deri te humbja e njërës gjymtyrë .
Diabeti çon çdo vit në verbimin e 1000 pacientëve, ndërkohë që jo pak humbin njërën këmbë, pasi këmba diabetike është ndër komplikacionet e rëndësishme tek këta pacientë.
“Në vitin 2005 ishin 30 mijë pacientë, sot jemi 86 mijë, gati trefish të numrit të personave me diabet. Ka një rritje të lehtë të verbimit dhe këmbës diabetike”- shprehet Florian Toti, mjek endokrinolog.



