E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Tiranë, foshnja e parë që erdhi në jetë në 2019 është djalë

Është djalë dhe lindi në sekondin e parë të 2019. Foshnja e parë për vitin 2019 erdhi në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në orën 00:01.

Mjekët thonë se vogëlushi, që familjarët kanë zgjedhur ta pagëzojnë me emrin Elis, gëzon shëndet të plotë. Doktoreshë Anila Xhani e cila asistoi në ndërhyrjen cezariane, tha se cdo gjë shkoi sic duhet, dhe bebushi Elis peshon 3 kg 150 gr.

Elisi i vogël, ishte dhurata më e bukur për prindërit, Besmir e Emilina Gogu të cilët e pritën këtë vit më të lumtur se kurrë. Nga ky vita ta kanë një tjetër status, atë të të qenurit prind, duke qenë se Elis ii vogël, është fëmija i parë i ciftit Gogu.

I emocionuar, babai i vogulëshit zbuloi edhe kuptimin e emrin të djalit të tij, ndërsa foli edhe për mënyrë se si do të shpenzojë paratë nga ceku i bebes.

“Është fëmija i parë, nuk e prisnim të lindte në sec të para e prisnim të lindte në mëngjes. Elis, pavarës se ka kuptimin, bir i Zotit, unë do ta thërras Lisi sepse dua të rritet i gjatë dhe i fortë si një lis. Jemi në dijeni për bonusin e bebes, me paratë do të blejmë karrocë ose krevat, janë gjërat e para që i duhet” u shpreh ai./bw

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet