Evropa është e lirë, sipas portalit amerikan i udhëtimeve Matador Network. Në një artikull kushtuar kryeqyteteve më të lira në Europë, Tirana rezulton në 10-en më të lirë, përkatësisht e 6 më e lira, në mesin e metropoleve europiane. Por, nga ana tjetër, është më e shtrenjta në Ballkan.
Sipas Matador, Shkupi është kryeqyteti më i lirë në Europë. Në kryeqytetin e fqinjit tonë Maqedoni, Hoteli mesatarisht kushton 62.91 dollarë/nata; një vakt kushton i përllogaritur mesatarisht 9.50 dollarë, një birrë 1.9 dollarë dhe taksi për 1 km 0.48 dollarë.
Kryeqyteti i dytë me i lirë në Europë rezulton Prishtina. “Është e vështirë të përcaktojmë ndonjë arsye specifike përse dikush do të duhet të vizitojë Prishtinën, por ka disa nga kafet më të mira në Evropë dhe e dyta më e lirë në 1.17 dollarë. Është gjithashtu shtëpia e një prej pak shembujve me të vërtetë të rëndësishëm të arkitekturës brutaliste, me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. Është një seri blloqesh të mbuluara me llamarinë metalike, duke dhënë pamjen e një fortese të mbështjellë në një rrjet të insekteve nga jashtë dhe ka ndjesinë pothuajse të burgut nga brenda. Është quajtur biblioteka më e shëmtuar në botë, por për tifozët e arkitekturës unike, është patjetër një vizitë e domosdoshme.”- thuhet në portal për Prishtinën, e cila kostot për akomodim, taksi dhe ushqim, i ka më të lira se sa në Tiranë.
Qyteti i tretë më i lirë është sërish një Ballkanik, bëhet fjalë për Podgoricën e Malit të Zi,. Akomodimi kushton mesatarisht 67 dollarë, një vakt 14.5 dollarë, një birrë 1.47 dollarë dhe taksi për 1 km 0.53 dollarë.



