E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Tentuan të trafikonin 11 kg drogë drejt Malit të Zi, arrestohen 2 persona në Lezhë

Dy persona u vunë në pranga nga Policia e Lezhës, pasi tentuan të trafikonin lëndë narkotike drejt Malit të Zi.

Uniformat blu të Lezhës arrestuan në flagrancë shtetasit Fran Perlika, 55 vjeç, banues në Rrëshen dhe Neritan Tosuni, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtyre dy shtetasve u bë në vendin e quajtur ‘Mbikalimi i Rrëshenit’, në Rrugën e Kombit, ku 55-vjeçari u kap teksa po i shiste një sasi prej 11 kg lëndë narkotike kanabis sativa 25-vjeçarit.

Mësohet se droga do të blihej me qëllim trafikimin drejt Malit të Zi.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Mbikalimi”, për goditjen e një tentative për tregtim të lëndës narkotike cannabis sativa, me qëllim trafikimin drejt Malit të Zi.

Kapen dhe arrestohen në flagrancë, në tentativë për të shitur/blerë sasinë e lëndës narkotike, 2 shtetas.

Sekuestrohen rreth 11 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 2 automjetet e shtetasve të arrestuar, shuma parash dhe celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë, në bashkëpunim me ata të Forcës së Posaçme Operacionale, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme kundër krimeve në fushën e narkotikëve, si dhe si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës informative, për një rast të tregtimit të lëndës narkotike cannabis sativa, me qëllim trafikimin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Mbikalimi”.

Në kuadër të këtij operacioni, nga ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve F. P., 55 vjeç, banues në Rrëshen dhe N. T., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Në vendin e quajtur “Mbikalimi i Rrëshenit”, në Rrugën e Kombit, 55-vjeçari u kap teksa i shiste një sasi prej 11 kilogramësh lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, shtetasit N.T

Nga veprimet hetimore të deritanishme rezulton se lënda narkotike do të blihej me qëllim trafikimin drejt Malit të Zi.

Sasia e lëndës narkotike, 2 automjetet e shtetasve të arrestuar, celularët e tyre dhe shuma parash u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të metejshme./Limit.al

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet