E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

‘Tentativa për vrasje, korrupsion dhe trafik droge’/ Europol: Mbyllja e papritur e Encrochat çoi në 6500 arrestime

AMSTERDAM– Agjencia evropiane e policisë Europol tha se rrëzimi i Encrochat, një kompani e fshehtë që u ofronte kriminelëve komunikime gjoja të sigurta të koduara, çoi në më shumë se 6,500 arrestime dhe 900 milionë euro (980 milionë dollarë) asete të sekuestruara.

Sistemi kishte rreth 60,000 përdorues kur u mbyll papritur në qershor 2020, dhe Europol zbuloi muajin pasardhës se zyrtarët e zbatimit të ligjit kishin përgjuar komunikimet e përdoruesve për muaj të tërë. Në një deklaratë të martën, Europol ofroi përmbledhjen e tij të parë të rezultateve, të cilat tha se kishin “dërguar valë tronditëse në grupet e krimit të organizuar në Evropë dhe më gjerë”.

“Policia ka analizuar më shumë se 115 milionë “biseda kriminale”, tha Europol, duke ndihmuar në parandalimin e “sulmeve të dhunshme, tentativave për vrasje, korrupsionit dhe transportit të drogës në shkallë të gjerë”.

Agjencia tha se hetimet e nisura nga rrëzimi i Encrochat deri më tani kanë çuar në sekuestrimin e 100 tonëve kokainë, 30 milionë pilulave “drogë kimike”, gati një mijë automjeteve, qindra pronave dhe dhjetëra varkave dhe avionëve.

Rezultatet e pjesshme të hetimeve të lidhura me Encrochat janë shpallur më parë nga policia franceze, holandeze dhe britanike në vitin 2020 dhe nga policia gjermane në 2021. Encrochat shiti pajisje celularë të modifikuara Android për rreth 1000 euro secilai dhe u ngarkoi përdoruesve tarifa të majme abonimi me premtimin se komunikimi i tyre do të mbetej i koduar dhe sekret.

Ajo u mbyll papritur në qershor 2020 pasi operatorët e saj të paidentifikuar me sa duket e kuptuan se ishin komprometuar. Europol tha se kompania kishte drejtuar komunikimet e koduara përmes serverëve në Francë.

“Përfundimisht, ishte e mundur të vendosej një pajisje teknike për të shkuar përtej teknikës së kriptimit dhe për të marrë akses në korrespondencën e përdoruesve,” tha Europol të martën./Limit.al

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet