Temperaturat e larta në muajin janar kanë arritur në nivelin më të lartë historik në një numër vendesh në të gjithë Evropën. Rekordet kombëtare janë thyer në tetë vende evropiane – Holandë, Lihtenshtajn, Lituani, Letoni, Republikën Çeke, Poloni, Danimarkë dhe Bjellorusi.
Temperatura e regjistruar në Varshavë më 1 janar ishte 4 gradë Celsius më e lartë se rekordi i mëparshëm, ndërsa në Bjellorusi temperatura ishte 16.4 gradë Celsius ose rreth 4.5 gradë mbi rekordin e mëparshëm. Në Billbao të Spanjës temperaturat e ditës së Vitit të Ri në ishin ekuivalente me mesataren e muajit korrik, dhe pjesë të Katalonisë – duke përfshirë Barcelonën – janë subjekt i kufizimeve në përdorimin e ujit.
Rekordet thyhen gjatë gjithë kohës, por është e pazakontë që diferenca të jetë më shumë se disa të dhjetat e një shkalle. Në Zvicër, temperaturat kanë arritur në 20 gradë Celsius dhe moti i ngrohtë ka ndikuar që të ketë mungesë bore në alpet zvicerane. Vetëm disa ditë më parë, Britania e Madhe, Irlanda, Franca dhe Spanja e shpallën vitin 2022 vitin e tyre më të nxehtë në histori.Në Mbretërinë e Bashkuar, çdo muaj përveç dhjetorit, ishte më i nxehtë se mesatarja. Valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta, më intensive dhe zgjasin më gjatë për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit.



