E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Të rinjtë shqiptarë preferojnë restorantet më shumë se të gatuajnë vetë

Shqiptarët zgjedhin çdo ditë e më shumë të ushqehen jashtë shtëpisë, duke shënuar sipas INSTAT, një rritje prej 11.8% në shpenzimet për “restorante dhe hotele”, krahasuar me vitin e kaluar.

“Drekën dhe darkën e hamë jashtë, sepse përtojmë të gatuajmë. Në Tiranë është shumë e shpejtë jeta. Veç nesh që jemi edhe studentë, edhe punojmë, ka edhe të tjerë që bëjnë dy punë, dhe pavarësisht se duan të gatuajnë, nuk munden, prej kohës”, shprehet një student për Top Channel.

Shkodranët kryesojnë si klientë të përhershëm të restoranteve, pasuar nga beratasit, fierakët, lezhianët, tregojnë të dhënat e Anketës së Buxhetit të Familjeve.

Tirana mban vendin e pestë, ndërkohë që shpenzimet më të ulëta i ka Kukësi dhe afër tij vjen Gjirokastra.

Megjithatë, ka ende shumë të tjerë që zgjedhin të marrin ushqimin me vete. Eriku punon në Call center dhe tregon se përgatitja e ushqimit për në punë të kursen goxha para.

“Është më e shëndetshme në radhë të parë të hash diçka që e përgatit vetë; por edhe për shkak të cmimeve po të ushqehesh ditë për ditë jashtë nuk të del. Sanduicin e kam përgatitur vetë, dhe ditë për ditë përgatis diçka ndryshe”, u shpreh Erik Haxhiaj./ Top Channel

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet