E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Ta shndërrojmë shqetësimin në shpresë, vetminë në kreativitet, dhe, frikën në fuqi – Nga Albin KURTI – kryeministër në detyrë i Kosovës

Në mes të stresit dhe pasigurisë që po shkakton pandemia COVID-19, të rinjtë e Kosovës po gjenerojnë energji, empati, ide dhe zgjidhje karshi sfidave të shkaktuara nga Coronavirusi. Po, kemi nevojë për avancime shkencore, punë qeveritare dhe biznese të suksesshme. Por kemi nevojë edhe për ide që burojnë nga poshtë të na shtyejnë përpara. Kjo krizë do të kalojë, dhe mandej ne do të kujtojmë të rinjtë në Kosovë dhe botë që na ndihmuan të shndërrojmë shqetësimin në shpresë, vetminë në kreativitet, dhe, frikën në fuqi.

Dëshiroj të permend vetëm disa nga iniciativat që kanë nisur në kohën e karantimit, shumë prej tyre të mbështetura nga institucionet, ambasadat dhe organizatat në vend:

– Platformat për COVID-19 si www.kosova.health, www.rrinshpi.com, www.virusi.info, www.corona-ks.info, dhe www.stopcovid.live që çdo ditë informojnë qytetarët me të dhëna të sakta dhe udhëzime të ekspertëve.

– Platforma www.kerkondihme.com që po ndihmon familjet në nevojë duke bërë lidhjen midis donatorëve dhe nevojtarëve në vend.

– Grupet si BONEVET, FaceShieldMask, American Corner Prizren, dhe Graçanica Innovation Centre që po ju dhurojnë institucioneve të shëndetësisë qindra maska të prodhuara me teknologjinë e printimit 3D.

– Kompania ‘start-up’ FORMON që ka zhvilluar dhe po teston ventilatorët 3D për pacientët me COVID-19.

– Aktivistët e YMCA in Kosovo që po shpërndajnë batanije, laptopë, dhe rroba tek strehimoret e viktimave të dhunës.

– Qindra vullnetarë nga Fakulteti i Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” të angazhuar në qendra të ndryshme shëndetësore të vendit tonë.

– Platforma disponimi.com që po mat disponimin e qytetarëve në baza ditore në periudhën e karantinimit.

– Anëtarët e grupit të Facebook-ut ‘Vullnetaret / Volunteers #COVID-19’ që vazhdimisht po ju ndihmojnë familjeve në varfëri në këtë periudhë.

– Platforma edspot.org që po ofron kurse online pa pagesë të gjuhës shqipe dhe matematikës për nxënësit e shkollës së mesme të ulët.

– 70 ekipet garuese të Hack the Crisis Kosova që dizajnuan zgjidhje të shkëlqyeshme digjitale për problemet në lidhje me virusin Corona.

Ju lumtë të gjithë atyre që janë prapa këtyre iniciativave të mrekullueshme, si dhe grupeve tjera që s’janë përmendur këtu, për punën e palodhshme që po bëni në këtë periudhë të vështirë për të mirën e shëndetit publik.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet