Suedia i ofron mbështetje Maqedonisë së Veriut në përpjekjet e saj për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian, tha ministrja e Jashtme e këtij vendi, Ann Linde.
Gjatë qëndrimit në Shkup, ajo tha se Suedia “është e vetëdijshme për zhgënjimin” që ka përjetuar Maqedonia e Veriut pas dështimit të Këshillit Evropian, muajin e kaluar, për t’i dhënë datë për nisjen e negociatave të anëtarësimit.
Por, shtoi Linde, është “thelbësore” që Shkupi të vazhdojë me zbatimin e reformave të kërkuara nga BE-ja.



