E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Suedia, anëtarja e 32-të e NATO-s

Suedia pritet të bëhet sot  zyrtarisht anëtarja e 32-të e NATO-s, një hap i madh për një vend kishte dy shekuj që ndiqte politika neutrale.

Kryeministri suedez Ulf Kristersson sot në Uashington do të dorëzojë në mënyrë ceremoniale dokumentet e ratifikimit te sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pas betejës së gjatë për të siguruar mbështetjen e nevojshme nga të gjithë anëtarët e NATO-s.

Kristersson pritet që më vonë gjatë ditës të marrë pjesë në fjalimin vjetor të presidentit Joe Biden, i cili po përpiqet të bindë partinë rivale republikane që të miratojë ndihmën e re për Ukrainën.

Flamuri i Suedisë pritet të ngrihet të hënën në selinë e Aleancës së Traktatit të Atlantikut të Veriut në Bruksel.

Rusia është zotuar për “kundërmasa” për hyrjen e Suedisë në NATO, veçanërisht nëse trupat dhe mjetet e aleancës vendosen në vend.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet