ATSH-ANSA/ – Nga sot vënia e maskës është e detyrueshme në spitalet dhe qendrat shëndetësore të Spanjës për të përballur rritjen e madhe të incidencës së rasteve me Covid-19 dhe epideminë e gripit.
Njoftimi u bë i ditur në një konferencë për shtyp të ministres së Shëndetësisë, Monica Garcia, e cila shtoi se pavarësisht mungesës së marrëveshjes mes rajoneve, masa hyn në fuqi menjëherë në të gjithë territorin kombëtar, në bazë të legjislacionit që i lejon ministrisë unifikimin e kritereve në rast epidemie.
Maskat e detyrueshme në spitale dhe qendra shëndetësore ose rezidenciale për të moshuarit ishin adoptuar në gjashtë nga 17 komunitetet autonome.



