Të papunë, të pa arsimuar ose trajnuar, alternativat e vetme për të rinjtë shqiptarë mbeten kafeneve, deri sa të gjejnë një mundësi për të emigruar.
Në të gjithë Europën, Shqipëria ka normën më të lartë të të rinjëve të cilët nuk janë të punësuar dhe nuk po ndjekin shkollën apo ndonjë trajnim. Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) ka ilustruar me një hartë publikuar nga Monitor se si është situata e punësimit të të rinjëve në Europë me të dhënat e vitit 2018 dhe Shqipëria fatkeqësisht renditet në krye të Europës për përqindjen më të lartë të të rinjëve të pa punë, 32.8%, duke ia kaluar edhe Moldavisë, vendit më të varfër të Europës.
Papunësia e të rinjëve është një fenomen shqetësues në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, përveç Malit të Zi. Në Bosnje dhe Hercegovinë përqindja e të rinjëve të papunë ishte 26.4, ndërsa në Maqedoni dhe Serbi, përkatësisht 24.9 dhe 23.8 për qind. Në Kosovë norma e papunësisë përllogaritet rreth 30.1%.



