Viti 2020 ka regjistruat një statistike negative për vendin tonë sa i përket numrit të lindjeve që ka qenë më i ulët.
Në krahasim me atë të vdekjeve, këto janë të dhënat nga INSTAT e për këtë çështje kemi biseduar me sociologun Gezim Tushi i cili na ka treguar nëse kjo vjen si pasojë e covid 19 apo është diçka qe ka ardhur me rritje çdo vit?
“Nuk është një fenomen që lidhet me pandeminë. Rënia e lindjeve është e lidhur më shumë faktorë kulturore social dhe ekonomik. Ne jetojmë në një shoqëri post moderne e mesa duket lindja e fëmijëve nuk është prioritet i tyre, nuk është me familja tradicionale numeroze. Së dyti ka rënë numri i martesave së treti është shtuar numri i divorceve. Po ashtu dhe numri i monofamiljeve i vajzave që nuk hyjnë fare në martesë por dhe meshkujt e rinj dhe kjo ka bërë që të bjerë në 6.5% numri i martesave“, tha Gëzim Tushi.



