Një tendencë tashmë globale ajo e urbanizimit, prej vitesh ka prekur edhe Shqipërinë.
Përmes një harte të publikuar nga The Independent së fundmi, me të dhënat e Bankës Botërore të një viti më parë, rezulton se 60 % e shqiptarëve jeton në qytete. Në një vështrim rajonal, vendi ynë renditet i pari me përqindje, ndjekur më pas nga Maqedonia dhe Serbia, me rreth 56 %. Ndërsa shtete si Mali i Zi dhe Bosnja Hercegovina ka përqindjen më të ulët në rajon, me rreth 47-48 % të popullsisë totale që jetojnë në zona urbane. Sipas të dhënave, në Europë shteti me përqëndrimin më të lartë është Monako, me 100 %, ndjekur nga Belgjika me 98%. Ndërsa më të ulëta i ka Bosnja Hercegovina me 48 % dhe Moldavia me 43 %.
Mesatarja botërore është rreth 16%. Në botë shtetet që kanë përqendrimin më të madh tëpopullsisë urbane në qytetin më të madh janë Mongolia me thuajse 70% të popullsisë urbane të përqendruar në qytetin mëtë madh të vendit, si dhe disa vendet të Lindjes së Mesme, Afrikës dhe Amerikës së Jugut. Në vendet e zhvilluara përqindja e popullsisë urbane të përqendruar në qytetin më të madh të vendit është më e ulët, duke qenë se dhe mundësitë e individëve për një jetë me standard janë të njëjta edhe në zonat larg qendrave të mëdha urbane.




