E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Shqipëria fton shqiptarët e Maqedonisë të mbështesin referendumin

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati u ka bërë thirrje shqiptarëve të Maqedonisë që të votojnë në referendumin e 30 shtatorit për mbështetjen e marrëveshjes me Greqinë.

Kjo marrëveshje vlerësohet vendimtare për të ardhmen e Maqedonisë, pasi zbatimi i saj mundëson hyrje në NATO dhe nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Dua që në emër të shtetit shqiptar t’iu bashkohem gjithë zërave, gjithë miqve të vendit tuaj, duke i bërë një apel, sidomos shqiptarëve që jetojnë këtu për të mbështetur marrëveshjen historike të Prespës. Kjo marrëveshje pavarësisht se shpesh konsiderohet si një marrëveshje për zgjidhjen e çështjes së emrit, në fakt ajo ka një rëndësi të madhe për stabilitetin demokratik në rajonin tonë dhe për perspektivën tonë të përbashkët euroatlantike”, ka deklaruar në Shkup, shefi i diplomacisë shqiptare pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.

Bushati tha se Shqipëria si vend anëtar i NATO-së mbështet pa asnjë kusht anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancën Veriatlantike.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, ka përshëndetur qasjen konstruktive të Shqipërisë sa i përket procesit euroatlantik ndërsa ka theksuar përkushtimin e dy vendeve për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit.

Dy ministrat njoftuan edhe për mbajtjen e shpejtë të një mbledhjeje të përbashkët mes dy qeverive.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet