Drejtori i Doganës së Shqipërisë, Denis Shabani, në një intervistë për televizionin Top Channel ka bërë të ditur se nga dita e 2 dhjetori nuk do të importohen vetura më të vjetra se 10 vjet.
“Pas orës 12 të natës së datës 1 dhjetor nuk do të lejohet importimi i autoveturave, të cilat kanë moshë më të madhe se 10 vite. Padyshim, edhe norma e motorit duhet të jetë Euro 4”, tha Shabani gjatë intervistës për Top Channel.
Ndërsa për automjetet e tjera, si kamionët, autobusët dhe motorët, vjetërsia e lejuar në momentin e importit është 15 vjetë.
Doganat e Shqipërisë ju bëjnë apel qytetarëve të Shqipërisë që të kenë kujdes kur të porosisin një automjete të përdorur nga jashtë shtetit.



