E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Shoqëria shqiptare me flokë të bardha!

Shpopullimi i vendit është një fenomen që nuk po ndalet. Madje vitet e fundit kjo plagë po thellohet. Mosha mesatare e popullsisë për vitin e kaluar është 37 vjeç.  Për sociologët, kjo vjen për disa arsye. Ndryshimi i konceptit për familjen, por edhe emigrimi i popullsisë më aktive.

Sipas sociologut Gëzim Tushi, këto vakume demografike, por edhe vakume të tregut të punës nuk do të mbeten të lira. Duke bërë që shtetet të kenë disa kombësi.

Një fenomen në rritje vitet e fundit është edhe heqja dorë nga shtetësia shqiptare. Gjatë vitit 2019, numri i atyre që kanë hequr dorë nga shtetësia është rritur me 16%. Pasi në total janë 738 persona që kanë lënë shtetësinë shqiptare, në krahasim me 640 në 2018. Ndërkohë që po aq i lartë është edhe numri i atyre që kanë marrin shtetësinë shqiptare.

Vetëm për vitin që lamë pas, janë 727 persona që janë bërë shtetas shqiptarë. Ai apelon që të merren masa, pasi një popullsi e plakur jo vetëm që nuk sjell zhvillim ekonomik për vendin, por kërkon më shumë përkujdesje. Ndaj shteti duhet ta shikojë me prioritet këtë fenomen. / Zeri i Amerikes

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet