E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

SHBA reagon ndaj dëmtimit të varrezave ortodokse në Lipjan

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, reagoi sot ndaj dëmtimit të varrezave ortodokse në Lipjan, duke kërkuar reagimin e shpejt të drejtësisë.

“Si po i përgjigjet Kosova dëmtimit të turpshëm të varrezave në Lipjan? Ushtrimi i sigurt i lirisë së besimit, kërkon respekt ndërmjet komuniteteve dhe veprim të shpejtë të drejtësisë”, ka shkruar Kosnett në Twitter, përderisa ka folur për fillimin e takimit Ministerial për Liritë Fetare në Washington.

Në këtë takim, ku diskutohet për liritë fetare, po marrin pjesë rreth 1 mijë përfaqësues nga e gjithë bota, përfshirë Kosovën.

Më 14 korrik, Policia e Kosovës njoftoi se është duke kryer hetime pas njoftimeve se “janë dëmtuar disa gurë të varrezave ortodokse serbe” në komunën e Lipjanit.

Kryetari i komunës së Graçanicës, Sërgjan Popoviç, tha se ky incident “është shenjë se serbët nuk janë të dëshirueshëm në komunën e Lipjanit”.

Të martën, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, përmes një komunikate, ka dënuar ashpër dëmtimin e varrezave ortodokse serbe në komunën e Lipjanit, duke thënë se “incidenti në fjalë është kundër interesave të Kosovës dhe se autoritet do të bëjnë të pamundurën që raste të këtilla të mos përsëriten”.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet