E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

SHBA: Padi ndaj spiunёve rusё pёr sulmet kibernetike gjatё fushatёs elektorale 2016

Pёr shkak tё sulmeve kibernetike ndaj demokratёve nё SHBA gjatё fushatёs elektorale 2016 janё paditur 12 punonjёs rus tё shёrbimit sekret. Akuza vjen vetёm pak ditё para takimit Trump-Putin nё hёnёn (16.07) nё Helsinki.

Hetuesi special nё SHBA Robert Mueller nё aferёn e Rusisё lidhur me presidentin e SHBA-sё, Donald Trump ka ngritur padi kundёr dymbёdhjetё punonjёsve rusё tё shёrbimit sekret qё kanё ndёrhyrё nё fushatёn presidenciale 2016 nё SHBA, tha zёvendёsministri i Drejtёsisё Rod Rosenstein nё Uashington. Rosenstein ёshtё pёrgjegjёs pёr hetimet e kryera nga Muellers.

Sikurse del nga aktpadia, ndёr tё tjera tё akuzuarit duhet tё kenё vjedhur dokumenta nga kompjuterat dhe kanё organizuar publikimin e tyre. Nё kёtё mёnyrё janё bёrё tё njohura shkёmbimet delikate tё e-mailave politik tё demokratёve, gjё qё ka qenё e papёrshtatshme pёr rivalen e Trumpit nё luftёn elektorale, Hillary Clinton. Agjentёt rusё, sipas akuzёs, kanё organizuar edhe planin kohor tё publikimit tё materialeve pёr pёrdorim tё brendshёm. Synimi ka qenё qё tё arrihej „efekti mё i madh i mundshёm” ndaj zgjedhjeve, tha Rosenstein.

Akuza pak para takimit Trump-Putin

Me akuzёn kundёr punonjёsve tё shёrbimit sekret, drejtёsia e SHBA-sё mendon, se pas sulmeve hacker qendrojnё ushtarёt rusё, qё janё bёrё tё njohur pёrmes termave “DCLeaks”  dhe “Guccifer 2.0”. Hamendёsimet, se pas tyre mund tё qendronin amerikanё apo hackera rumunё, tashmё janё zhvleftёsuar.

Akuza vjen vetёm pak ditё para takimit Trump-Putin nё hёnёn (16.07) nё Helsinki. Akuzat e ngritura megjithatё nuk pёrmbajnё indikacione, se bashkёpunёtorёt e Trumpit mund tё kenё pasur lidhje.

Shёrbimet sekrete tё SHBA-sё prej kohёsh mendojnё, se Rusia ka ndёrhyrё nё disavantazh tё demokratёve dhe nё favor tё presidentit aktual Trump gjatё fushatёs elektorale nё SHBA. Nё fillim tё korrikut edhe komisioni parlamentar pёr shёrbimet sekrete nё SHBA e mbёsheti kёtё hipotezё.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet