E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

SHBA do të lejojë hyrjen e shtetasve të huaj përmes transportit ajror

Shtetet e Bashkuara së shpejti do të lejojnë hyrjen në vend përmes transportit ajror të shtetasve të huaj, që janë plotësisht të vaksinuar, ose atyre që paraqesin një test negativ për COVID-19 të bërë brenda 24 orëve para udhëtimit, njoftoi Shtëpia e Bardhë të hënën.

Rregullat e reja hyjnë në fuqi më 8 nëntor dhe do të lejohen “vetëm përjashtime të kufizuara”, thanë zyrtarë të lartë të administratës së presidentit Biden.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price tha se kjo politikë “vendos shëndetin publik në radhë të parë” dhe mbron si qytetarët dhe banorët e Shteteve të Bashkuara, ashtu edhe vizitorët.

Ai shtoi se përjashtimet nga rregulli për vaksinat janë jashtëzakonisht të pakta, kryesisht për fëmijët nën 18 vjeç dhe disa individë nga vende që kanë rezerva shumë të vogla vaksinash.

Ata do të duhet të tregojnë testin negativ të bërë brenda 24 orësh.

Po ashtu ata që lejohen të hyjnë pa bërë vaksinën, duhet të pranojnë ta bëjnë atë në SHBA, nëse kanë në plan të qëndrojnë për më shumë se 60 ditë.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet